Mbi 18 vjet burgim për tetë kosovarët që iu bashkuan luftës në Siri

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 08:07 | Nga

Tetë kosovarët e akuzuar për pjesëmarrje në luftën e Sirisë përkrah organizatës terroriste “ISIS”, si dhe për organizim të grupeve terroriste, janë shpallur fajtorë të martën nga Gjykata Themelore e Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Janë dënuar me mbi 18 vjet burgim. Mirëpo, dënimin me burgim nuk do ta vuajnë derisa të merr formën e prerë aktgjykimi në Gjykatë të Apelit.

Të dënuarit e kanë quajtur të padrejtë e të pabazuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Kanë paralajmëruar se do të bëjnë ankesë në shkallë të dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme