GIZ në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPRZH) kanë mbajtur sesionet informative për Skemën e Grandeve 2024-2027 në Komunën e Gjilanit, raporton Ekonomia Online.
Në këtë ngjarje u prezantua Skema e Grandeve për mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në zonat rurale nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve.
Kjo skemë e grandeve e cila është në vlerën e mbi 20 milion euro do të jetë i ndarë në tre lote, me qëllimin e mbështetjes për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në zonat rurale nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve.
Mustafë Kastrati, nga GIZ Kosova, ka thënë se projekti do të fillojë më 1 janar 2025 dhe do të zgjasë deri në fund të vitit 2028, duke shtuar se projekti synon të mbështesë fermerët në ngritjen e kapaciteteve të tyre, ndërsa një pjesë e konsiderueshmes e buxhetit prej 20.2 milionë eurosh do të përdoret për ngritjen e kapaciteteve institucionale.
Ai theksoi se diversifikimi i aktiviteteve në turizmin rural synon një koncept më të gjerë, ku prodhuesit e vegjël, restorantet, gastronomët dhe përpunuesit do të kenë mundësinë të promovojnë produktet, traditat dhe kulturën e tyre.
Kastrati përmendi shembullin e suksesit të “Mrizit të Zanave” në Shqipëri, duke theksuar se një model i tillë mund të përshtatet edhe në Kosovë për të rritur ekonominë rurale dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm.
“Kjo është inicuar nga qeveria e Kosovës, nga Ministria e Bujqësisë dhe ambasada Gjermane. Ky projekt fillon nga 1 janar 2025 dhe do të përfundoj në fund të vitit 2028. Në kuadër të masave tona kemi paraparë që ti mbështesim fermerët në ngritje të kapaciteteve dhe një pjesë e mjeteve është planifikuar për ngritje të kapaciteteve institucionale në mënyrë që pas përfundim të GIZ qeveria, fermerët, shoqata e ndryshëm të jenë të përgatitur që të përfitojnë nga fondet e BE-së, fondet e IPA-së që janë të planifikuar për zbatim të masës 7. Buxheti i kësaj masë është 20.2 milion euro, një pjesë e madhe e mjeteve janë planifikuar në ngritje të kapaciteteve institucionale, ngritje të kapaciteteve të fermerëve. Çka kupton diversifikimi, nuk ka të bëjë turizëm rurale që të ndërtohet i disa vilave që të shfrytëzohen për nevoja private, këtu më tepër do të iniciohet një koncept i gjerë që prodhuesit e vegjël, restauranet e ndryshme, gastronomit, përpunues të kenë mundësin që t’i promovojë produktet e veta, ti promovojnë traditën dhe kulturën e vetë. Ne si shembull i tillë në Shqipëri janë zhvilluar mjaftë, si për shembull “Mrizi i Zanave””, ka thënë ai.
Shpresim Domi, profesor në Universitetin e Tiranës, duke prezantuar para të ndërmarrësve këtë projekt, ka thënë se qëllimi i projektit është që të ofroj mbështetje fianciare dhe ngritje kapacitetesh me synim ngritje te alternativave të të ardhurave në zonat rurale të dhe ngritje te mundësive të punësimit.
Ai ka thënë se grupet e synuara të këtij programi janë fermerët, ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesëm, grupet e fermerëve dhe individ të ndryshëm.
“Kjo është rrjedhojë e një marrëveshje e ratifikuar nga Parlamentin e Kosovës, marrëveshje mes qeverisë Gjermane përmes GIZ dhe Qeverisë së Kosovës. Qëllimi i këtij programi mbështetës, financiar dhe ngritjesh kapacitetesh njerëzore, është e tillë që të ofroj mbështetje financiare dhe ngritje kapacitetesh me synim ngritje te alternativave të të ardhura në zonat rurale të të gjitha zonave të Kosovës ngritja e mundësive të punësimit. Rritja e numrit të punësimit dhe për rrjedhoje një zhvillim socio ekonomik dhe kulturor të këtyre zonave. Do të ofroj mbështetje financiare ndaj target grupeve ose grupeve të cenuara. Dhe kjo do të shoqërohet me asistencë teknike në dy drejtime. Ndaj atyre që janë të angazhuar në polit bërjen e sektorit bujqësor. Grupet e synuara janë fermerët, ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, grupet e fermerëve dhe individ të ndryshëm që mund të përfitojnë”, ka thënë ai.
Domi ka thënë se sektorët që kanë mundësi të aplikojnë janë për përpunime të produkteve të ndryshme, agroturizëm, për mbledhje e përpunim të produkteve pyjore jo drurore, prodhim mjalti, akuakultura, kultivimi i shpendëve, aktivitete jo bujqësore në zonat rurale për shembull zejtaria tradicionale.
Ai ka thënë se në lot 1 shuma e ndihmës është nga 1,500 deri në 5,000 euro. Për lot 2 shuma e gradtit është nga 5000 deri në 50 mijë euro dhe lot 3 nga 50 mijë deri në 350 mijë euro.
“Për çfarë mund të aplikojnë, cilët sektor mund të jenë grupet e synuara. Duhet të jenë pjesë e shtatë nënë sektorëve, bëhet fjalë për përpunime të produkteve të ndryshme, agroturizëm, për mbledhje e përpunim të produkteve pyjore jo drurore, prodhim mjalti, akuakultura, kultivimi i shpendëve, aktivitete jo bujqësore në zonat rurale, për shembull zejtaria tradicionale. Kjo skemë ndahet në tre llote, i pari synoj kryesisht sipërmarrjen e vogël mikro apo edhe ata që kanë një ide por nuk kanë akoma as një aktivitet biznesi. Ne japim avantazh të rijnë e të rejave, por jo vetëm. Në llotin dy atë që synojmë të mbështesim është me i konsoliduar si biznes por nuk përjashtohen as straup. Në llotin e tret në synojmë vetëm me bizneset e mëdhenj”, ka thënë ai.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural në MBPZhR, Lulzim Shamolli, ka thënë se mbështetja për këtë projekt është 50% nga Ministri e 50% nga GIZ-i.
Ai ka theksuar se përmes këtij projekti, GIZ-i do të ofroj edhe shërbim të konsilencës.
“Kjo është fazë e informimit, më pastaj do të bëhet shpallja dhe aplikimi, vlerësimi dhe përzgjedhja e përfituesit. Në këtë fazë është mirë që të shfrytëzohet mundësia që të zhvillohen idetë, se ku do të orientoheni, në cilin lot, në cilin sektor. Këtu kemi të bëjmë me bashkëfinancim, Ministri-GIZ ku vlera e mbështetjes është 50% me 50%, 10 milion euro janë dhënë nga Ministria dhe 10 milion nga GIZ. GIZ përmes këtij projekti do të ofroj edhe shërbim të konsilencës, do ta keni shumë më të lehtë që atë projekt-ide që e keni, mund ta shndërroni në projekt përmes përkrahjes së konsulencës së GIZ”, ka thënë ai.
Pas prezantimeve, fermerët e pranishëm e patën mundësinë që të pyesin për më shumë detaje rreth procedurave të aplikimit dhe për llojet e veprimtareve që mund të aplikojnë.
Në kuadër të këtij projektit, MBPZHR në bashkëpunim me GIZ-in është duke mbajtur sesione informuese për të interesuarit në gjitha komunat e Kosovës, me qëllim informimi të drejtët për këto skema.
Skema e gradeve është rezultat i një partneriteti midis Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), dhe Qeverisë Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.