Organizata Qeveritare Turke (TIKA) ka ndarë 230 pako ushqimore për familjet në nevojë në komunën e Prishtinës, me rastin e muajit të Ramazanit, raporton Ekonomia Online.
Cihan Dinçer nga TIKA, tha se aktivitete të tilla do të ketë edhe ditët në vazhdim dhe se veç përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të ja dalim edhe në luftën kudër pandemisë.
“Jemi sot në këtë aktivitet për të shpërndarë këto 230 pako ushqimore për familjet në nevojë”.
“Në emër tonë mund të them që gjatë procesit të pandemisë mund t’ia dalim vetëm me ndihmën e njëri-tjetrit, andaj edhe TIKA është munduar gjithmonë të bëjë ndihmë”, tha ai.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se këto pako ushqimore do të ndahen për familjet me skemë sociale, raporton EO.
“Sot Komuna e Prishtinës me ndihmë të TIKA-së të dhurojmë këto pako dhe kjo nuk është ndihma e vetme e tyre pasi çdo vit ata ndihmojë me pako ushqimore”.
“Unë premtoj që për 1 600 familje sa janë me skemë sociale në komunën tonë që do mundohemi qoftë nga ana jonë, por edhe me ndihma tjera të ju ndihmojmë”, u shpreh ai.