Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktim nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 236 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
10 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.
Deri më sot 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 8.460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142.
Në total numri i rasteve aktive është 1.780.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: