Mbi 200 vozitës dënohen në Shkup

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Reparti për siguri në komunikacion pranë SPB Shkup më 22/23.06.2019 nga ora 22:00 deri në ora 4:00 zbatoi aksion kontrollues për zbulimin e vozitësve që kanë tejkaluar shpejtësinë.

Sipas raportit të policisë, janë dënuar 55 vozitës për tejkalim shpejtësisë dhe janë zbuluar 64 shkelje ligjore të tjera.

Reparti për siguri në komunikacion zbatoi kontroll edhe për vozitësit që drejtojnë makinat në gjendje të dehur, ku janë zbuluar 24 vozitës.

64 personave të tjerë ju janë dhënë 27 dënime me pagesë për shkeljet në komunikacionin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme