Mbi 30 maune të ‘Shell – Al Petrol’ ndalen në Doganë, shkak kualiteti i dobët

| 07 Tet 2018 | 14:12 | Nga

Mbi 30 maune të mbushura me derivate të naftës janë bllokuar në terminalin doganor të Kosovës.

Këto maune sipas burimeve të lajmi.net brenda doganës se janë të kompanisë ‘Shell – Al Petrol’.

Lajmi.net merr vesh po ashtu, se kjo ndalesë është bërë pasi analizat laboratorike kanë treguar se kualiteti i derivateve nuk e ka përmbushur nivelin minimal të kërkuar sipas ligjit dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Sipas dokumenti të siguruar nga lajmi.net, pika e filtribilitetit për periudhën kohore, 1 tetorit deri më 1 nëntori, mbi vlerën e kërkuar për derivate ishte -10, ndërsa kompania në fjalë me produktet e saja kapte vlerën -4, vlerë kjo nën standardet e kërkuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme