Mbi 300 gra e vajza me pozita të larta, të mesme drejtuese e të punësuara gjatë qeverisjes Aliu

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Se gratë nuk do të jenë makiazh i qeverisjes së drejtuar prej tij, por forcë lëvizëse e ndryshimeve dhe vendimmarrëse reale në gjithë skuadrën e shërbimit të Komunës për qytetarët, ishte zotimi i qytetarit të parë të Ferizajt, Agim Aliu. Ashtu edhe po ndodh! Tash e dy vite, statistika e punonjësve, profilet drejtuese të larta e të mesme, të punësuarve e ngritjeve meritore në detyrë, flet për mbajtjen e fjalës, përmbushjen katërcipërisht të këtij zotimi publik.

Janë mbi 300 gra dhe vajza në pozita të nivelit të lartë e të mesëm drejtues e profesional, të punësuara,që bashkë me të parin e Ferizajt, Agim Aliu, çdo ditë sendërtojnë barazinë, shërbimet cilësore e shansin për të gjithë. Kjo qeverisje, po jep shembullin sesi që nga niveli më i lartë politik, nga drejtorë të drejtorive komunale, kryesuese të Kuvendit, drejtore e udhëheqëse departamentesh e themelatash shteti, frymon e ndërton pa dallime, të ardhmen e ferizajasve.

Ferizajasit e mbajnë mend mirë të kaluarën, ky është një moment i ri qeverisës. Qeverisja Aliu hodhi një themel të qëndrueshëm, një përpjekje reale për ngrehinën e barazisë mes të gjithëve.

Të ngjashme