Ekonomia Online
FUNDIT

Mbi 32 mijë persona të vaksinuar me dozën përforcuese në Kosovë

Mbi 32 mijë persona të vaksinuar me dozën përforcuese në Kosovë

Mbi 32 mijë persona të vaksinuar me dozën përforcuese në Kosovë 32 mijë e 414 persona kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës Anti-COVID në Kosovë, raporton Gazeta Express. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Nga kjo ministri kanë treguar se deri tani 2 mijë e 165 persona janë vaksinuar me dozën e […]

Mbi 32 mijë persona të vaksinuar me dozën përforcuese në Kosovë

32 mijë e 414 persona kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës Anti-COVID në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se deri tani 2 mijë e 165 persona janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar edhe 3 mijë e 64 doza të vaksinave.

1 milion e 716 mijë e 223 vaksina janë administruar deri tani në vend.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës. Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforëcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Të ngjashme