Kthimi i shqiptarëve në pronat e tyre në pjesën e veriut vazhdon të mbetet edhe më tutje sfidë. Aktualisht janë mbi 400 banesa të shqiptarëve të uzurpuara nga serbët e veriut.
Ish- kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka porositur Qeverinë e Kosovës se, nëse vjen deri te ndërtimi i “Luginës së Diellit”, të këmbëngulë që aty të kthehen serbët që ua kanë uzurpuar banesat shqiptarëve në veri, shkruan gazeta Epoka e re.
Ndërsa, drejtori i KMDLNJ-së, Behxhet Shala ka thënë se shqiptarëve po u bëhet padrejtësi e madhe meqë e drejta për pronë është e patjetërsueshme dhe s’mund të kushtëzohet.
Kurse, analisti Nexhmendin Spahiu ka thënë se pushteti është treguar mospërfillës sa i përket kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre në veri.