Mbi 44 mijë të infektuar me COVID-19 dhe 1 324 të vdekur në ShBA

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar një numë të lartë të të infektuarve me pandeminë globale të quajtur COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, 44.091 njerëz janë infektuar me coronavirus,

Virusi gjithashtu ka qenë një ndër shkaktarët që ka bërë të ndërrojnë jetë 1.324 njerëz, transmeton Telegrafi.

Kjo ngre numrin e përgjithshëm kombëtar në të paktën 5.482.416 raste dhe 171.821 vdekje.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Të ngjashme