Numri i vdekjeve nga pandemia e Coronavirusit të ri ka tejkaluar pragun e 5 000 viktimave në Britaninë e Madhe.
Në 24-orëshin e fundit janë regjistruar 439 vdekje të reja, sipas një raporti zyrtar të lëshuar sot.
“Pas rënies së numrit të rasteve për të dytën ditë rradhazi, numri i vdekjeve deri më tani është 5 373, për 51 608 raste infektimi të konfirmuara zyrtarisht”, njoftuan shërbimet shëndetësore.
Ndërkohë të dielën mbrëma në spital është shtrirë edhe kryeminsitri i Britanisë së Madhe Boris Johnson dhjetë ditë pasi u testua pozitiv me koronavirus.