Mbi 55 mijë të vaksinuar, Bardhi thotë se procesi po zhvillohet sipas planit

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 12:51 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sallën “1 tetori”, në Prishtinë edhe gjatë së premtes ka vazhduar procesi i vaksinimit të personave mbi moshën 65 vjeçare, raporton Ekonomia Online.

Niman Bardhi, koordinator i qendrës së vaksinimit, tha se deri në orën 12:00 janë  vaksinuar 150 persona.

Kurse sa i përket totalit në nivel të vendit ai ka sqaruar se vaksinën e kanë marrë mbi 55 mijë persona.

“Siç po e shihmi po vazhdojmë me vaksinimin e popullatës të grup moshës 65 vjeçare e mbi, ku aktualisht deri tani janë vaksinuar mbi 150 persona”.

“…ndërsa nëse flasim ne nivel vendi kemi mbi 500 të vaksinuar, ndërsa totali i të vaksinuarve nga fillimi ka kaluar shifrat e mbi 55 mijë të vaksinuarve”.

“Deri në këtë qaste çdo gjë është në mënyrën më të mirë. Ka interesim dhe me lehtësimin me marrjen e listave po paraqet lehtësimin tonë”.

“Personeli shëndetësorë, ose te rinjtë paralelisht personeli shëndetësor, por me arsyeshmëri, po vaksinohen”, tha Bardhi.

Kurse Zenel Zeneli tha se pas vaksinimit po ndihet shumë mirë. Ai tha se nuk ka pasur frikë për ta marr vaksinën.

Edhe Bajram Gashi tha se për momentin po ndihet mirë, derisa shtoi se nuk ka pasur frikë për tu vaksinuar.

Të ngjashme