Mbi 6 mijë raste me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

2 mijë e 675 raste janë ende aktive me Coronavirus në Kosovë. Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 6 mijë e 45 raste me 168 rastet e reja që u konfirmuan dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Deri më sot, janë testuar 31 mijë e 956 persona të dyshimtë për virusin COVID-19.

Gjithsej 144 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Dje janë shëruar edhe 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 3 mijë e 226 raste.

IKShPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme