Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) kanë organizuar tryezën e diskutimit me temë: “Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?”
Gjatë diskutimit, është publikuar studim: “Kosova, Integrimi Evropian dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit: Një analizë mbi perceptimet e qytetarëve”.
Studimi ka paraqitur një analizë krahasuese të disa pyetësorëve, nga viti 2010 deri në vitin 2016, më anë të të cilëve është vlerësuar perceptimi i qytetarëve ndaj integrimit Evropian të Kosovës dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
Në bazë të rezultateve del se mbi 60 për qind e qytetarëve janë pro integrimit të Kosovës në BE, raporton Ekonomia Online.
Unberto Cucchi, prezantoi raportin me analizën që iu është bërë anketave të realizuara ndër vite mbi perceptimin e qytetarëve për Bashkimin Evropian.
“Ky publikim jep analizë për perceptimin e qytetarëve për Be duke u bazuar në anketat e realizuara përgjatë viteve. Numri i qytetarëve të përfshirë në hulumtim është nga 1000 deri 1500. Nuk është zhvilluar ndonjë trend i ri gjatë viteve nëpër anketa dhe 50 për qind e qytetarëve kanë vlerësuar një besim tek puna e be në Kosovë për dhe përmirësimi i marrëdhënieve me be do të jetë i mirë për vendin. Të anketuarit në shumë raste ose janë tepër optimist apo nuk kanë qenë të vetëdijshëm për kompleksivitetin e procesit të integrimit”.
Sa më të rijnë të anketuarit përgjigjet kanë qenë më optimiste. Kombinimi i përgjigjeve ‘pozitive’ dhe ‘shumë pozitive’ ka arritur gjithmonë mbi 60 për qind nëpër anketa. Shumica e të anketuarve përgjatë viteve nuk kanë shqetësime për integrimin e në BE. Gjysma e të anketuarve kanë theksuar se MSA ka përforcuar sovranitetin e Kosovës.
“Në pyetjen se çka do të ndodh pas MSA 1/3 e të anketuarve kanë theksuar se Kosova do të jetë anëtarë e BE-së. Personat e ri janë dëshmuar të jenë më pro-evropian. Sa i përket rajoneve në Kosovë Prishtina dhe Prizreni kanë dalë të jenë më pro-evropian se zonat e tjera. Shqiptarët kanë qenë në favor të BE dhe serbët ishin më pak në favor të Brukselit”.
Arta Mejra, nga GLPS, tha se kanë zhvilluar një projekt 18 muajsh kanë pasur për qëllim informimin e qytetarëve për MSA. Sipas saj, zbatimi i kësaj marrëveshje po shihet shumë i ngadalshëm.
“Me anë të kërkoj projekti kemi organizuar tryeza në të gjitha qytetarët ku i kemi i formuar qytetarët për rëndësinë e MSA she përfitimet nga kjo marrëveshje. Ritmi i zbatimit të kësaj marrëveshje po shihet shumë i ngadaltë i cili mund të ndikoj edhe në perceptimin e qytetarëve të BE”.
Blerta Deliu-Kodra, kryetare e komisionit për Integrime tha se për të zbatuar MSA duhet përafrimi i legjislacionit të BE-së me atë të Kosovës.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që MSA arrit në masë të madhe përgjegjësin e institucioneve për zbatimin e obligimeve që i kemi marrë nga kjo marrëveshje e cila paraqet rrugëtimin tonë në reformave që duhet ndërmarr për integrim. Këto reforma nënkupton përafrimin e legjislacion tonë me atë të BE. Për tu arritur reformat duhet të kemi konsolidim të sundimit të ligjit dhe ne si komision në kuadër të planit e kemi ftuar ministrin e Drejtësisë ku ne kemi folur për agjendën që do ta kenë në forcimin e sundimit të ligjit dhe implementimi i ligjeve që përafron Kosovën me BE. Komisioni do të ndërmarr masa në monitoronin e zbatimit të ligjit. Agjenda për redoma evropiane paraqet një rëndësi të veçantë në kuptimin e realizimit të prioriteteve që nënkupton MSA”.
Katerina Lepo nga zyra e BE-së, u shpreh e kënaqur që qytetarët ende janë në favor të integrimit në BE.
“Është mirë qe të përdoret kjo ndjenjë e fuqishme në zbatimin e MSA dhe për të quar vendin drejt BE. Kemi MSA kemi ERA që janë për ti ndihmuar Kosovës për rrugën e saj drejt BE. Është shumë me rëndësi që njerëzit të kuptojnë se kjo nënkupton punë të madhe dhe përkushtim politik për zbatimin e MSA
“Ka nevojë që të krijohet një unitet për agjendën evropiane për agjendën evropiane jashtë vijave politike. Qeveria Haradinaj i është kthyer agjendës evropiane. Është me rëndësi që kjo të bëhet prioritet. Ka pasurnshumë ligje të ERA që po kalojnë në qeveria dhe shpresojmë që të ketë një unitet dhe këto ligje të mbështeten. Kosova e ka mundësinë të zbatoj këtë marrëveshje dhe nuk është. Është me rëndësi që kuvendi ti kaloj vijat politike dhe të punoj për qytetarët”.