Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Financave Punës dhe Transferve (MFPT) me përfitues nga komunitetet joshumicë të programit “Kosova Generation Unlimited” – praktikë me pagesë, raporton Ekonomia Online.
Kurti tha se Qeveria e tij me ardhjen në pushtet ka filluar që të realizojë premtimet primare që ishin punësimi dhe drejtësia.
Ai tha se me këtë projekt përfitojnë mbi 600 të rijnë që kanë mundësi kryerjen e praktikës dhe që do të paguhen.
“Me ardhjen tonë në qeverisje filluam t’i realizojmë premtimet tona, punësimi dhe drejtësi. Me këtë projekt jemi më afër përmbushjes se zotimit tonë. Kjo i’u mundëson që edhe të kryeni praktiken edhe të paguheni. Ne e dimë se sa ka pasur Kosova probleme me pa punësi dhe e kanë pasur popullatën më të re në vazhdimësi në botë. Për potencialin tuaj jemi optimistë”.
“Një numër i madh i të rinjve nuk janë në punë, në shkolla, apo në ndonjë trajnim. 30% e të rinjve janë në një gjendje të tillë, ajo e komuniteteve është edhe më e madhe. Për këtë Qeveria ka ndërmarr hapa. Ka ndarë pakjo prej 3 milionë euro. Nga ky projekt kemi mbi 600 të rinj të punësuar dhe 500 biznese të reja. Krahas kësaj nisme Qeveri ka lansuar edhe platformë vetë punësimi, ku deri më tani kemi mbi 4 700 pozita punë, 3700 biznese të regjistruar e mbi 2 000 marrëdhënie pune”, tha ai.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se është shumë e rëndësishme që të punohet më uljen e pa punësisë, ngase kjo sipas tij, është edhe prioritete i kësaj ministrie.
“Është një rëndis e veçanta që të punojmë në uljen e pa punësisë tek të rinjtë. Platforma ka arritur një sukses të madh deri tani dhe jemi të gëzuar që përfitues janë edhe shumë të rijnë nga komunitetet. Falënderoj edhe bizneset edhe organizata për rolin e tyre në mundësimin e praktikës. Si Ministri mbesim të përkushtuar që t’iu mundësojmë të rinjve punësim. Në vazhdimësi do të kemi edhe diskutime dhe të shohim se si mund ta përmirësojnë procesin”, tha ai.
Zana Bjrarami-Rama drejtoresh e rrjetit CSR Kosova, tha se se ky program ka dhënë
shembull pozitiv se si partneritetet dhe mobilizimi i bizneseve private, institucioneve publike të jenë
gjithashtu faktor të rëndësishëm në ndërtimin e së ardhmes së tyre të suksesshme, raporton EO.
“Duke pasur parasysh se fuqizimi i të rinjve është një element kyç, është i fokusuar më mobilizim e biznesit për të ju mundësuar të rinjve punësim. Ajo që ne duam të arrij është sa më shumë diversitet ndërmjet biznese dhe gjithëpërfshirje. Ajo që duhet të ketë rëndësi për në si komunitet të biznesit është të gjenerojmë një punë cilësore, andaj i’u ftojë ju biznese dhe ju të rijnë që të ftoni rrethin tuaj për t’i përdorur”, tha ajo.
Shefja e Zyrës së UNICEF në Kosovë Nona Zicherman, është shprehur e kënaqur me ecurinë e kësaj
platforme.