Mbi 63 të vdekur nga Uragani “Eta” në Amerikën Qendrore

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Uragani “Eta” vijon rrugëtimin e tij në Amerikën Qendrore duke lënë pas të paktën 63 viktima e mijëra të pastrehë.

Më shumë se 50 persona kanë vdekur në fshatrat indigjenë të Guatemalës për shkak erës së fortë dhe rrëshqitjes së dheut, 5 viktima të tjera u regjistruan në Panama, 4 në Honduras, 2 në Kosta Rika dhe dy në Nikaragua.

Pritet që ditët në vijim uragani të kalojë në Kubë, Xhamajkë dhe Florida.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme