Mbi 64% e qytetarëve të Maqedonisë mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 10:18 | Nga

Nëse sot do të mbahej referendumi për hyrjen e Maqedonisë në BE, 64,2% e qytetarëve të Maqedonisë do të përgjigjeshin “po”, ndërsa në të njëjtën pyetje për hyrjen në NATO, 66%.

Këtë e tregojnë rezultatet nga sondazhi i Institutit për Studime Politike (IPIS), i bërë mes 16 dhe 21 dhjetorit të vitit 2017, me 1 113 të anketuar.

Ndërkohë, 45,4% mendojnë se marrëdhëniet me Greqinë në të ardhmen do të përmirësohen, ndërsa 15,5% mendojnë se do të përkeqësohen.

Në pyetjen për pranimin e Maqedonisë në BE, kundër janë prononcuar 18%, ndërsa me “nuk e di” janë përgjigjur 17,8% e të anketuarve. Për krahasim, në pyetjen e njëjtë si në vitin 2016, 66,9% kanë qenë për hyrje në BE, ndërsa 24,8% kundër.

Në sondazh, qytetarëve u është shtruar edhe pyetja edhe se si i vlerësojnë marrëdhëniet aktuale ndërnjerëzore midis Maqedonisë dhe Greqisë, ku 23,3% vlerësojnë se janë të mirë, 37,6% disi të mira, 22,6% deri diku të këqija, 10,2% të këqija, ndërsa 6,3% janë përgjigjur “nuk e di”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme