Zëvendësministri i Punës, Çerkin Dukolli përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se dje bashkë me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Qemal Minxhozi në organizim të shoqatës së turizmit KATA, të udhëhequr nga Baki Hoti dhe në pjesëmarrje të shumë operatorëve Kosovarë kanë pritur që në vizitë dy ditore mbi 70-të tour-operatorë nga vende të ndryshme të botës.
Dukolli tha se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon shumë, për zhvillimin e infrastrukturës së Kosovës me qëllim të krijimit të mundësive më të mira për zhvillimin ekonomik të vendit, posaçërisht në reformat strukturore të turizmit.
“Kosova si vendi më i ri në Evropë ka vlera të shumta natyrore, kulturore, resurse turistike, arkitekturë të veçantë, natyrë që ofron vende të mahnitshme, objekte me trashëgimi fetare, tradita unike dhe poashtu ushqime cilësore”, ka shkruar Dukolli.
Dukolli tha se duke bërë thirrje që vendi jonë të vizitohet edhe më shumë potencova se: mikpritja, objektet e kultit, memorialet, objektet kulturore, natyra e mahnitshme, hotelet e restaurantet luksoze dhe ushqimi i shijshëm e tradicional janë vetëm disa nga treguesit e mirë që një mysafir i huaj mundë të ndihet komod gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë.