Komuna e Deçanit nuk po e përfill vazhdimin e grevës nga SBASHK-u.
Shkollat nëpër fshatra dhe shumica e atyre në qytet kanë filluar procesin mësimor, njofton Klan Kosova
Rreth kësaj ka folur Dafina Cacaj, shefe e kabinetit të kryetarit.
“Rreth 80% e shkollave kanë filluar procesin mësimor, nëpër fshatra kanë filluar të gjitha e në qytet shumica nga shkollat”, ka thënë Cacaj.
Kujtojmë që edhe ditën e djeshme disa shkolla në Deçan kanë mbajtur 2 ose 3 orë mësimore por përsëri i janë bashkuar grevës.