Mbi 9 000 civilë të vrarë në Ukrainë që nga pushtimi rus

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Mbi 9 000 civilë, përfshirë 453 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë shkurtin e kaluar, tha të martën një ndihmës i lartë presidencial ukrainas.

“Ne kemi regjistruar 80,000 krime të kryera nga pushtuesit rusë dhe mbi 9,000 civilë janë vrarë, duke përfshirë 453 fëmijë,” tha Andriy Yermak, kreu i stafit presidencial të Ukrainës, në Forumin Ekonomik Botëror të Davos.

“Ne nuk do të falim asnjë (akt) të vetëm torture apo jetë të marrë. Çdo kriminel do të mbajë përgjegjësi,” tha ai, duke përsëritur se Ukraina dëshiron një gjykatë të posaçme ndërkombëtare për të gjykuar liderët politikë rusë dhe dëmshpërblimet për shkatërrimin e shkaktuar nga pushtimi rus.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut tha të hënën se më shumë se 7,000 civilë ishin vrarë në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë.

Të ngjashme