Ministria e Shëndetësisë të shtunën në raportin e përditësuar ka bërë të ditur se në Kosovë janë 9 mijë e 764 raste aktive me COVID-19.
MSh bëri të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 173 raste të reja pozitive, ndërkaq 10 persona vdiqën si pasojë e keqësimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit me COVID-19.