Të paktën 91 persona kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi ishullin indonezian të Lombokut.
Qindra njerëz janë lënduar nga tërmeti i së dielës, thonë zyrtarët, kryesisht në veri të ishullit.
Ky tërmet dëmtoi mijëra ndërtesa dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike.
Kanë ndodhur më shumë se 100 dridhje pasi që tërmeti goditi të dielën në mëngjes.
Një paralajmërim për cunami u lëshua por u hoq pas disa orësh.