Mbi 94 milionë persona të shëruar nga Covid-19 në botë

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers. 94 milionë e 326 mijë e 519 persona janë shëruar nga Covid-19 në botë.

Deri tani, janë infektuar 118 milionë e 740 mijë e 261 persona, ndërsa kanë vdekur 2 milionë e 634 mijë e 166 persona.

Amerika prinë me numrin më të madh të infektuarve me Covid-19 në botë, me gjithsej 29 milionë e 862 mijë e 124 raste, pastaj India me 11 milionë e 285 mijë e 561 raste dhe Brazili me 11 milionë e 205 mijë e 972 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 74 mijë e 748 raste nga 341 mijë e 443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme