Mbi 97,000 fëmijë amerikanë u infektuan me Covid-19 për dy javë

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatërve, më shumë se 97,000 fëmjë kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus në dy javët e fundit të korrikut.

Ky lajm u publiku në kohën kur shkollat në mbarë vendin po përgatiten për rihapje në vitin e ri shkollor ose tashmë janë rihapur, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Akademia Amerikane e Pediatërve gjithashtu tha se nga rreth pesë milionë të infektuar me koronavirus në tërë vendin, mbi 338,000 prej tyre janë fëmijë.

Gjatë muajit korrik, raportohet se mbi 25 fëmijë kanë vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e arsimit në mbi 13,000 distrikte janë ngarkuar me detyrën për t’i kthyer nxënësit në banka për vitin e ri shkollor pasi shkollat u mbyllën në mars, gjatë valës së parë të pandemisë.

Grupi më i madh i shkollave në ShBA ndodhet në Nju Jork. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha të premten se shkollat në qytetin e Nju Jorkut mund të rihapen në vjeshtë.

Kryetari i këtij qyteti, Bill De Blasio, premtoi se zyrtarët e arsimit kanë punuar vazhdimisht për ta përgatitur procesin si duhet dhe tha se shkollat e Nju Jorkut do të rihapen për mësim.

Prindërit tash kanë mundësi të zgjedhin mes tri mundësive për t’i regjistruar fëmijët e tyre – mësim në shkolla, mësim nga distanca ose mësim i kombinuar me këto dy forma.

Të ngjashme