Ekonomia Online
FUNDIT

Mbi një milion vaksinime brenda ditës në Turqi

Mbi një milion vaksinime brenda ditës në Turqi

Të premten vaksinimet në Turqi kaluan 40 miliona veta dhe 40 përqind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, bëri të ditur se 1.5 milion njerëz u vaksinuan të enjten, 12 herë më shumë se mesatarja deri në fillim të qershorit, që ishte 120 […]

Të premten vaksinimet në Turqi kaluan 40 miliona veta dhe 40 përqind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, bëri të ditur se 1.5 milion njerëz u vaksinuan të enjten, 12 herë më shumë se mesatarja deri në fillim të qershorit, që ishte 120 mijë në ditë.

Kurse që nga e hëna më shumë se gjashtë milionë njerëz janë vaksinuar, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë – pesë milionë prej tyre me dozën e parë.

Ritmi i shpejtuar ka ndihmuar në ngritjen e parashikimeve për rimëkëmbjen ekonomike të Turqisë pas një bllokimi të plotë në maj.

Sektori i turizmit në vend po përballet me një sezon të dytë vere të vështirë, për shkak të kufizimeve të udhëtimit ndërkombëtar, por mund të marrë një shtytje të vonë nëse ritmi i vaksinimit vazhdon dhe rastet e COVID-19 shënojnë rënie – që tani janë rreth shtatë mijë në ditë.

Turqia administron vaksinat Sinovac të Kinës, Pfizer dhe Biontech. Ministria turke e shëndetësisë kishte dhënë gjithashtu një autorizim përdorimi emergjent për Sputnik V. të Rusisë.

Të ngjashme