“Mbledhësi i topave” të Ajaxit godet pamëshirshëm lojtarin e Romës me top në gjoks

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Lojtari i Romës, Riccardo Calafiori ka qenë cak i një goditje të fuqishme me top në trup nga një ‘mbledhës i topave’ i Ajaxit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës.

Roma mori një fitore të madhe me rezultat 2-1 në udhëtim te Ajaxi të enjten mbrëma në takimin e parë të çerekfinales në garën e dytë ekipore evropiane.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Devy Klaasen për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Lorenzo Pellegrini dhe Roger Ibanez.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi në rregull deri në fund të ndeshjes, pasi në minutat e fundit ndodhi një gjë e pazakontë.

Cak i ‘sulmit’ ishte mbrojtësi i ri 18-vjeçar i Romës, Calafiori, përcjell Telegrafi.

Calafiori në tentativë për të vonuar ndeshjen dhe për të humbur minuta në një rivënie anësore, u godit fuqishëm me top në gjoks nga një ‘mbledhës i topave’.

Djaloshi i ri jashtë vijave të fushës pa u menduar fare hodhi topin në drejtim të lojtarit të Romës, i cili pas goditjes mbeti i shtangur dhe kërkonte arsye në drejtim të djaloshit për goditjen me top.

Thjesht për t’i bërë gjërat më keq për Calafiorin, gjyqtari i dha atij një karton të verdhë për humbjen e kohës, por në fund italiani ishte ai që qeshi dhe u gëzua, pasi ekipi i tij mori një fitore të madhe e cila e afron shumë afër gjysmëfinales.

Të ngjashme