Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do pritet të caktohet seanca për votimin e presidentit do të nisë nga ora 15:00, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila.
Një gjë është konfirmaur edhe nga kryesia e Kuvendit.
Sipas njoftimit thuhet se është vetë një pikë e rendit të ditës.
“Kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.
Seanca ishte paraparë të mbahet në ora 14:30