Dy qeveritë, të Shqipërisë dhe të Kosovës do të mblidhen në Korçë, në kuadër dhe të festave të nëntorit, ku do të firmosen katër marrëveshje.
Sipas agjendës, mbledhja e qeverisë do të nisë në orën 16″00 të së hënës së 27 nëntorit, në Shtëpinë e Flamurit, dhe në orën 17:00 do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.
Rreth orës 17:30 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj për t’u përmbyllur më pas me një darkë zyrtare.
Ndërsa më 28 nëntor në orën 12:30 do të bëhet dhe shpallja e logos zyrtare të Skënderbeut, ku sërish do të mbajnë fjalë rasti të dy kryeministrat.