Mbledhja filloi me 40 min vonesë, Kryesia e Kuvendit kërkon falje

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit ka kërkuar falje pasi mbledhja e tyre filloi me 40 min vonesë.

Në komunikatën e dërguar për medie, thuhet se vonesa ndodhi për shkak të zgjatjes së procesit të intervistimit të kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Për shkak të zgjatjes së procesit të intervistimit të kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, të mbajtur në sallën C 301, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për në orën 12:00 në të njëjtën sallë, ka filluar me rreth 40 minuta vonesë”.

“Kërkojmë falje dhe mirëkuptim nga përfaqësuesit e mediave dhe të pranishmit e tjerë”.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/me-nje-ore-vonese-mblidhet-kryesia-vendos-per-seancen-e-re-te-kuvendit/

Të ngjashme