Rreth 500,000 dollarë janë mbledhur deri tani si pjesë e një fushate për të dërguar një djalë nëntë vjeçar australian në Disneyland.
Quaden Bayles ishte cak i ngacmimeve në shkollë, për shkak të përmasave trupore.
E në videon e postuar nga nëna e tij, ai dëgjohet duket thënë se dëshiron t’i japë fund jetës, transmeton KTV.
Iniciativa për ta dërguar 9-vjeçarin në Disneyland ishte e komedianit amerikan Brad Williams.