Mblidhen këto Komisione Parlamentare

Prishtinë | 24 Nën 2023 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa Komisione Parlamentare.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, bën shqyrtimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, lidhur me fushën në fushëveprim të Komisionit.

Për këtë e ftuar është ministrja e MPJD, Donika Gërvalla.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore.

Ndërkaq do të mbahet dëgjim publik lidhur edhe me Projektin Kodin Doganor dhe të Akcizave.

“Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim ku është e ftuar shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 08:30). Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00), Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban dëgjim publik lidhur me Projekt Kodin Doganor dhe Akcizave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 14:00)”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme