Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Deputetja Teuta Haxhiu tha se kanë diskutuar për situatën politike dhe raportin e MSh-së.
“Ne veç sa e përfunduam mbledhjen ku diskutuam rreth situatës politike në vend po ashtu raportin e ministrisë së Shëndetësisë. Aleanca ka treguar një pjekuri politike dhe gjithmonë jemi në respektim të vendimit”.
Kurse deputeti Arbër Tolaj tha se në këtë mbledhje janë diskutuar shkeljet në MSh dhe shkeljen e Kushtetutës nga Qeveria.
“Ne si AAK kemi diskutuar si të tejkalojmë krizën po ashtu edhe shkeljet nga MSh po ashtu dhe rastet e qytetarëve që janë ndëshkuar pa meritë, për shkak të shkeljes së Kushtetutës nga kjo Qeveri dy herë radhazi”.
Deputetja e AAK-së, njëherit kryetare e komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj tha se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se do ta respektojnë atë.
“Kemi diskutuar edhe për gjitha ndodhitë e fundit. Unë si kryetare e komisionit për Shëndetësi i kam njoftuar për gjithë punën që ka bërë komisioni”.
“Sot kemi përpiluar një kërkesë për të dërguar në Prokurori me pretekst për keqpërdorim të parasë publike”.
“Si AAK jemi të bindur të respektojmë kushtetutën nuk jemi duke paragjykuar vendime por jemi gati për përgjegjësi”.