Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mban sot mbledhjen e me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilën do të diskutohet formimi i komisionit hetimor parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës.
Kryesia po ashtu do të diskutoj edhe për formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie.
Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit do të jetë pjesë e diskutimit të kryesisë.
Kryesia po ashtu do të diskutoj edhe për votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale, votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi 1, votimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015, etj.
Kryesia po ashtu do të bejë përgatitjet për seancë te re ku do të bejë shqyrtimin e Projektligjit për Shërbime, për ndihmën shtetërore, shqyrtimin e Projektligjit nr. 05/L-116 për ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit si dhe shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Minierat dhe Mineralet.
Po gjatë kesaj mbledhje do të diskutohet për debatin parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.