Kryesia e Kuvendit është mbledhur me pikën e vetme të rendit të ditës kërkesën e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, raporton Ekonomia Online.
Kryesia do të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të LDK për thirrjen e seancës për votimin e Qeverisë së re.
Pas marrjes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.
Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.
Kurse kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) në të cilën do të pritet që të vendosen përfundimisht emrat e ministrave të LDK-së në Qeverinë Hoti, raporton EO.