Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktojë seancën e re

Prishtinë | 03 Mar 2023 | 11:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të premten është mbledhur Kryesia e Kuvendit për të caktuar seancën e re plenare. Në rend dite janë 11 pika. Ndër pikat që do të diskutohen janë shqyrtimi i disa Projektligjeve dhe raportet e Auditimit për disa Ndërmarrje, raporton Ekonomia Online.

Rendi i ditës

I.     Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 

II.    Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

1.    Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet,
5.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,
6.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
7.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158, 
8.    Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
9.    Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,
10.    Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,
11.    Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të ngjashme