Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku do të diskutohet rreth “valës” së dorëheqjeve të figurave kryesore të kësaj partie.
Themeluesi i kësaj partie, deputeti Albin Kurti ka mbërritur ndër të parët në seli.
Deri më tani janë parë duke hyrë brenda selisë së VV-së: Ismajl Kurteshi, Sami Kurteshi, Hidajet Hyseni, Albulena Haxhiu, Dukagjin Gorani, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Rexhep Selimi etj.
Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur pozitivisht mbledhjes së sotme të Kryesisë.
Vetëvendosje iu ka dërguar ftesa edhe atyre që janë dorëhequr, por asnjë nga ta sot nuk u dukën te selia. Deri më tani nga VV kanë dhënë dorëheqje kryetari Visar Ymeri; sekretari i Përgjithshëm, Dardan Molliqaj; deputetët Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Shqipe Pantina, Donika Kadaj-Bujupi, Driton Çaushi; kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati; Zgjim Hyseni etj.
Sipas burimeve, mbledhja është thirrur për t’iu kërkuar të dorëhequrve që të anulojnë ato dhe të kthehen në pozitat që kanë pasur.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1641692345874621/?notif_id=1515593148239702¬if_t=live_video_explicit