Është mbledhur për herë të parë Bordi Këshilldhënës kundër Covid-19.
Në këtë bord i cili kryesues ka mikrobiologun Lul Raka, po merr pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.
Për shkak se ka rezultuar pozitive me Covid-19, Drejtoresha e Pulmologjisë Rukije Mehmeti, anëtare e këtij bordi, nuk merr pjesë në këtë takim.
Kjo është edhe mbledhja e parë e bordit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Kësaj ftese për takim, iu janë përgjigjur edhe ish-ministrat e Shëndetësisë, Ferid Agani e Imet Rrahmani.