Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës sot nga ora 10:00.
Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 22 pika.
Ndër të tjera, si pikë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë për vendosjen e masave kufizuese kundër Grupit Wagner.
Në rend të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i Draftit të Raportit Vjetor Financiar të Buxhetit te Republikës se Kosovës për vitin 2022 (MFPT).