Mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 08:00. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen 6 projektligje.

Pikë e parë e kësaj mbledhjeje do të jetë shqyrtimi i Draftit të Strategjisë të Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-20131 (ME).

Po ashtu, nesër do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë (MKRS).

Pikë tjetër është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë (ME).

Në këtë mbledhje, Qeveria do të shqyrtojë Draftin e Koncept dokumentit për Rininë (MKRS).

Qeveria Kurti do të shqyrtojë nesër në mëngjes edhe draftin e  Programit Edukativ për nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë “Edukimi për Siguri” (MASHTI).

Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore (MFPT).

Të ngjashme