Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje në formë elektronike, ku pritet që të vendoset për masat e reja anti-Covid.
“Qeveria është duke mbajt një mbledhje elektronike ku do të votohen masat e reja kundër pandemisë. Mbledhja pritet do të përfundojë gjatë pasdites. Me të përfunduar, do të ju njoftojmë për vendimet e miratuara”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Disa nga masat që priten të votohen sot janë:
– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.
– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.
– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.
– Gastronomia vazhdon punën sipas masave të deritashme.
– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.
– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.