Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, mbrëmë pas aktivizimit të alarmit në një bankë, kanë reaguar menjëherë njësitet policore dhe në vendin e ngjarjes kanë vërejtur se dera e hyrjes në bankë është e hapur me forcë.
“Është kontaktuar menaxheri i bankës, i cili ka deklaruar se përveç dëmit, nuk është vjedhur asgjë nga banka”, thuhet në raportin e policisë.
Policia thotë se rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.