Mbretëresha Elizabeth pret Bidenin para samitit të G7-s në qershor

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Mbretëresha Elizabeth do ta presë presidentin amerikan Joe Biden dhe liderët tjerë botërorë në Pallatin Buckingham para samitit të ekonomive të mëdha të G7 në qershor, ka raportuar të dielën Sunday Times.

Mbretëresha do të shoqërohet nga Princi i Wales, Dukesha e Cornwall dhe Duka dhe Dukesha e Cambridge. Ndërkaq, pallati nuk ka pranuar të komentojë këtë.

Britania ka lajmëruar planet për mbajtjen e samitit të G7. Kryeministri Boris Johnson shpreson se takimi do ta krijojë një konsensus që ekonomia globale të rimëkëmbet nga pandemia me COVID-19 në mënyrë të qëndrueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme