Një modele ruse e Instagramit, që rrezikoi jetën e saj duke qëndruar varur prej një ndërtese të lartë në Dubai vetëm për të bërë një foto, është detyruar të nënshkruajë një qëndrim se kurrë nuk do ta bëjë më këtë.
Viki Odintcova, 23 vjeçe, qëndroi varur duke u mbajtur për njërën dorë nga një mashkull në Kullën Kayan në Dubai në mënyrë që të bënte një foto të përsosur për Instagram.
Videoja e saj dhe fotografitë u bënë hit në internet dhe tërhoqën vëmendjen e policisë atje, të cilët e ndaluan atë.
Policia e Dubai tha për The Sun: “Veprimet e gruas ruse rrezikuan jetën e saj”.