Mbretëria e Bashkuar me rekord viktimash nga Coronavirusi

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Mbretëria e Bashkuar raportoi të mërkurën për mbi 1,000 viktima nga sëmundja COVID-19, për herë të parë qysh në muajin prill.

Sipas të dhënave të Qeverisë, 1,041 njerëz kanë vdekur brenda 28 ditësh, pas testimit pozitivë.

Të mërkurën u raportua edhe për 62,322 raste të reja me COVID-19, që është numri më i lartë i rasteve që nga fillimi i testimit masiv, shkruan BBC.

Një ditë më herët është raportuar për 60,916 raste të reja pozitive.

Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi.

Në total atje janë konfirmuar mbi 2.8 milionë të infektuar dhe mbi 77,400 viktima.

Të hënën, kryeministri britanik, Boris Johnson, shpalli një izolim kombëtar për Anglinë, deri së paku në mes të shkurtit, për të luftuar një variant të ri të koronavirusit, i cili, sipas autoriteteve, është më ngjitës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme