Vaksinimi i njerëzve sipas moshës është mënyra më e shpejtë për të frenuar vdekjet nga coronavirusi në fazën tjetër të shpërndarjes, thonë ekspertët që këshillojnë qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pasi të ketë përfunduar faza aktuale, në radhë për t’u vaksinuar do të jenë personat e moshës 40-vjeçare.
Prioriteti i bazuar në vendet e punës do të ishte “më kompleks” dhe mund të ngadalësojë programin, tha Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin.
Të katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar do të ndjekin këtë qasje me synimin për të vaksinuar të gjithë të rriturit deri në fund të korrikut.
Deri më tani, në Mbretërinë e Bashkuar janë injektuar më shumë se 18 milionë njerëz me dozat e para të vaksinë