Ajaxi tronditet dhe këtë nuk e bëjnë rezultatet, por gjendja shëndetësore e mbrojtësit Daley Blind, i biri i legjendës Danny.
Holandezi është diagnostikuar me cardiomiopati. Probleme të vogla në zemër, asgjë e parregullueshme, por as për t’u nënvleftësuar.
Komunikata e “Heshtarëve” njofton se për shkak të një inflamacioni të miokardit, mbrojtësi është operuar dhe tani i është instaluar një defibrilator (një pajisje elektronike që monitoron vazhdimisht ritmin e zemrës së tij), shkruan lapsi.al.
E gjitha nisi në ndeshjen e Championsit kundër Valencias, që e bindi lojtarin dhe klubin të hetojë më thellë për shqetësimet që kishte.
“Mbrojtësi qendror i është nënshtruar një vizite mjekësore të hollësishme në ditët e fundit, si pasojë e marrjes së mendjes që e kanë shqetësuar gjatë ndeshjes Ajax-Valencia”, ka thënë klubi në një njoftim për media.
Operacioni është kryer me sukses dhe Blindi ka dashur të qetësojë tifozët me një postim në rrjetet sociale.
“Para të gjithash dua t’iu falënderoj për mesazhet që më keni dërguar. Më kanë gëzuar dhe më kanë ndihmuar shumë. Gjëja më e rëndësishme është se ndihem mirë dhe do të mundohem të kthehem sa më shpejt”, shkruan holandezi.