Mbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri, ka njoftuar klubi i Premier Leagues së Anglisë sot.
“Të dy do të qëndrojnë në vetizolim në përputhje me protokollet e Qeverisë së Britanisë dhe Premier Leagues”, ka njoftuar City.
Të premten, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, tha se pesë lojtarë të skuadrës së parë janë testuar pozitivë për koronavirusin e ri dhe nuk do të mund të ndihmojnë skuadrën në ndeshjen kundër Chelseat sot.
Klubi javënm e kaluar njoftoi se sulmuesi Gabriel Jesus dhe mbrojtësi Kyle Walker, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Rritja e numrit të infeksionit në mesin e lojtarëve të Cityt detyroi klubin që të bëjë kërkesë për të shtyrë ndeshjen me Evertonin që ishte paraparë të luhej të hënën e kaluar.