Mbrojtësi i krahut i Kombëtares së Kosovës, Mergim Vojvoda, e ka zgjatur kontratën me ekipin e tij belg, Mouscron, për edhe tri vite tjera.
Royal Excel Mouscron ka njoftuar në faqen e vet zyrtare se klubi ka gjetur gjuhë të përbashkët me Vojvoden për zgjatjen e kontratës.
“Mergim Vojvoda dhe Mouscron kanë gjetur marrëveshje për zgjatjen e kontratës për edhe tri vite”, thuhet në faqen zyrtare të klubit belg.
Po ashtu, Vojvoda është liruar t’i bashkohet kombëtares për ndeshjen miqësore ndaj Letonisë më 14 nëntor në Mitrovicë.