Aksesorët përdoren shumë nga gratë dhe vajzat pasi ato i bëjnë ato të duken të bukura dhe me plotë stil.
Por pos kësaj ato kanë një hall me aksesorët e tyre, pasi shumë shpejtë iu ndryshken dhe iu dëmtohen.
Kështu kjo i bënë ato të brengosen më shumë dhe të harxhojnë më shumë para në aksesorë.
Për të eliminuar këtë gjë ju duhet të së pari t’i vendosni ato në vende të sigurta jo në çanta nga plastika apo edhe në varëse metali, më shumë preferohet që t’i vendosni në hapësira nga druri.
Pos kësaj nuk preferohet që kur bartni aksesorë të vendosni parfum, krem apo edhe sprej të flokëve, kjo për shkak se alkooli ato i bënë të ndryshken.
Nëse i praktikoni këta hapa aksesorët e juaj do t’i mbijetojnë kohës.