Të gjitha qendrat e votimit në Drenas janë mbyllur në orën 19, sikur është paraparë.
Ekipi i Ekonomia Online ka vizituar Qendrën e Votimit të vendosur në shkollën “Rasim Kiçina” që është më e madhja në komunë.
Menaxheri i Qendrës, Shefqet Bytyqi, tha se në këtë qendër është rritur numri i votuesve për 3% më shume se në raundin e parë që u mbajt më 4 dhjetor.
“Pjesëmarrja (në këtë qendër) ka qenë rreth 44% të votuesve”, tha Bytyqi.
Sipas tij, në këtë qendër nuk ka pasur ndonjë incident i cili do ta prishte rendin dhe të drejtën për të votuar.
Këtë qendër, pak para mbylljes së votimeve, e kanë vizituar dhe zyrtarë të BE-së të akredituar në Kosovë.